Reduktimi i pagave, kontrollorët e Rinasit dorëzojnë padi në Gjykatën Civile

schedule12:29 - 9 Prill, 2021

schedule 12:29 - 9 Prill, 2021

Kontrollorët e trafikut ajror në Rinas kanë dorëzuar një padi në Gjykatën Civile me anë të së cilës kërkojnë që të shfuqizohet vendimi i bordit të Albcontrol që u ka ulur pagat në vitin 2020.

Siç mëson gazetari Ermal Vija, Gjykata Civile pritet që të shqyrtojë padinë e kontrollorëve ndaj kompanisë Albcontrol në seancën që nis në 12.30. Çështje të tilla duhet të shqyrtohen në gjykatën e arbitrazhit, për në mungesë të një ligji, kompetente për çështje të tilla është Gjykata Civile.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, me anë të një postimi në mediat sociale bëri të ditur se në Albcontrol ishte kthyer normaliteti. Po ashtu, ministrja bëri të ditur se sot disa nga kontrollorët janë kthyer në punë dhe janë në krye të detyrës. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!