Kontrolli i Hetimit Tatimor, penalizimet në vlerën rreth 45 milionë lekë

schedule11:39 - 2 Nëntor, 2018

schedule 11:39 - 2 Nëntor, 2018

Shkeljet ligjore të biznesit kanë futur në arkën e shtetit rreth 45 milionë lekë në muajin Tetor. Kjo shumë është vlera e penalizimeve që Drejtoria e Hetimit Tatimor ka përcaktuar për 1,422 subjekte nga 4,170 ku u ushtruan kontrolle.

355 prej tyre nuk kanë lëshuar kuponin tatimor, 18 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike, për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë. Penalizimet e tjera janë për mosdeklarim të punonjësve dhe pasi kanë rezultuar të paregjistruar në organet tatimore.

Kontrollet janë ushtruar në disa qytete dhe në në pikat e tregtimit të karburanteve në të gjithë vendin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!