Kontrollet për masat anti-Covid, agjentja e policisë dhunohet nga një qytetare

schedule11:09 - 3 Maj, 2021

schedule 11:09 - 3 Maj, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vercelli, Itali ku një police është dhunuar nga një qytetare gjatë një kontrolli për Covid para një lokali në Piazza Cavour.

 

Policët janë përballur me situata të vështira gjatë pandemisë  por  dhuna nuk është aspak e justifikueshme. Çfarë dënimi duhet të marrë gruaja në fjalë, tha Valter Mazzetti, sekretari i Përgjithshëm i policisë së shtetit. Gruaja, e cila qëlloi policen është arrestuar dhe po vazhdojnë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Sipas Mazzetit, nuk ka asnjë sistem të përshtatshëm për veprime të tilla, përveç që vendosin në rrezik sigurinë e operatorëve, ato shkelin dinjitetin e tyre dhe institucionet që  përfaqësojnë.

Italia është një nga vendet më të prekura, që ka vendosur masa të rrepta për të mbajtur në kontroll virusin.  Vendi ka regjistruar 4,044,762 dhe 121,177 që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!