Hetuesit në New Mexico kanë filluar kërkimet në ish fermën e Jeffrey Epstein në zonat malore, ku pedofili dhe të njohurit e tij akuzohen se kanë abuzuar gra dhe vajza të mitura.
New Mexico, i drejtuar nga demokratët, po vepron bazuar në informacione të reja në dokumentet e publikuara në janar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, duke përfshirë një akuzë se Epstein urdhëroi varrosjen e trupave të dy vajzave të huaja në kodra pranë pronës së izoluar.
Kërkimi vjen pas vendimit të Prokurorit të Përgjithshëm të New Mexico muajin e kaluar për të rihapur hetimin mbi aktivitetet e dyshuara kriminale në fermën në jug të kryeqytetit të shtetit, Santa Fe.
Muajin e kaluar, Nju Meksiko u bë shteti i parë amerikan që nisi një “komision të së vërtetës” legjislativ për të zbuluar korrupsionin e mundshëm publik që i lejoi Epstein të vepronte në fshehtësi në fermë për 26 vjet para vdekjes së tij në vitin 2019.
Prona u shit në vitin 2023 te një biznesmen nga Teksas dhe mori emër tjetër. Pronarët e rinj po bashkëpunojnë dhe hetuesve u është dhënë akses për kërkimin,
Dosjet e Epstein janë bërë një problem i vazhdueshëm politik për Presidentin Donald Trump dhe administratën e tij.
Publikimi i miliona dosjeve të tjera më 30 janar ekspozoi lidhjet shoqërore të Epstein me politikanë, njerëz të biznesit dhe shkencëtarë që ai i ftoi në fermë.


