Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Elton Korbi nga Albsig Invest & President i Shoqatës u shpreh se pensioni privat është i rëndësishëm dhe se kontributi është shumë minimal. Ai theksoi se çdokush që synon të anëtarësohet mjafton të paraqitet në një nga shoqëritë, dhe merr një pension të dytë përveç atij shtetëror.
“Kontributi minimal në një fond pensioni, çdokush që do të anëtarësohet mjafton të paraqite në një nga shoqëritë tona dhe kontributi është shumë minimal. Fillimi është çelësi i çdo gjëje. Përveç kontributit shton edhe interesat dhe merr një pension të dytë përveç atij shtetëror”, tha Elton Korbi.
Ndërsa Edmond Koçi nga Sigal Uniqa Invest nënvizoi se fondi i pensionit privat është një kontratë afatgjatë, por theksoi se nuk është një kontratë detyruese. Koçi shtoi se është një skemë vullnetare dhe se kushdo në momentin që e sheh që nuk ka mundësi financiare e ndërpret.
“Fondi i pensionit privat është një kontratë afatgjate, por nuk është kontratë detyruese. Është kontratë që parashikojmë investimin e tij se si do të shkojë. Në moment që nuk ka mundësi financiare e ndërpret. Kjo është vullnetare si skemë. Siç është vullnetare aplikim”, tha ai.
/abcnews.al/