Rritja e Premier League nuk ka të ndalur dhe kontrata e fundit ka shtuar fitimet e kampionatit anglez, padyshim më interesanti në botë për momentin. Federata ishullore ka nënshkruar një kontratë me Nordic Entertainment Group, gjigantin e mediave suedeze.
6 vjet zgjat bashkëpunimi mes palëve sipas raportimeve të CalcioeFinanza. Times shkon edhe më tej dhe deklaron se 380 milion euro në vit (më shumë se sa përfiton Serie A për tre vite) do të përfitojë Premier League nga shitja e të drejtës televizive në vendet nordike, për një total prej rreth 2 miliard eurosh.
“Ne kemi një marrëdhënie historike e krenare me tifozët nga rajoni nordik dhe jemi të kënaqur që Nordic Entertainment Group ka investuar në të drejtën e transmetimit të Premier League edhe një herë“, tha CEO i Premier League, Richard Masters. /abcnews.al