Roma e kërkon prej kohësh Granit Xhakën, Jose Mourinho e pëlqen shumë kapitenin e Zvicrës, ky i fundit nuk e fshehu dëshirën për t’u transferuar në kryeqytetin italian, por verdhekuqtë nuk ia kanë dalë të gjejnë akordin financiar me Arsenalin.
Mikel Arteta shpreson ta ketë sërish në dispozicion lojtarin me origjinë shqiptare dhe drejtuesit e Arsenalit po bëjnë të pamundurën për t’i rinovuar kontratën që i përfundon në verën e vitit 2023.
Arsenal are confident to have Granit Xhaka new contract signed ‘very soon’. Agreement reached until June 2025, increased salary and player prepared to accept. Final clauses to be fixed and then it’ll be official. ⚪️? #AFC
Xhaka will be Arsenal captain tonight, club announced.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 13, 2021
Fabrizio Romano raporton se rinovimi është afër. Arsenali i ka propozuar Xhakës zgjatjen e bashkëpunimit deri në 2025, teksa 28-vjeçarin e pret një rritje e konsiderueshme e rrogës. Në Londër janë të sigurt që firma do të vijë së shpejti.
Ndërkohë, stafi teknik i Arsenalit ka rizgjedhur Xhakën si kapitenin e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Mesfushori do të jetë kapiteni i ekipit në duelin e sotëm ndaj Brentford në transfertë, në kuadër të javës së parë të Premier League. /abcnews.al