Alessandro Bastoni është një nga lojtarët më premtues të Interit. 21-vjeçari ka dhuruar paraqitje pozitive në qendër të mbrojtjes dhe këtë sezon është aktivizuar 12 herë: 7 në Serie A dhe 5 në Champions League.
Kontrata i përfundon në verën e vitit 2023, por drejtuesit duan t’ia zgjasin edhe me dy vite të tjera. FcInternews.it zbulon se agjenti i lojtarit italian, është parë këto ditë në zyrat e klubit zikaltër.
Bastonin, i cili debutoi në nëntor me kombëtaren italiane, e pret edhe një rritje rroge. Marrëveshja e re do t’i dhurojë 2.4 milion euro në sezon, po aq sa përfiton edhe Nicolo Barella. /abcnews.al