Milani kërkon të transferojë në verë një sulmues krahu dhe prej kohësh e ka ndarë mendjen në lidhje me emrin që do. Bëhet fjalë për francezin Florian Thauvin, i cili është pjesë e Marseille.
27-vjeçari, autor i tre golave këtë sezon, në të shkuarën ka luajtur edhe me Bastia e Newcastle në Premier League, del lojtar i lirë në fund të këtij sezoni dhe në Francë zbulojnë edhe ofertën që Milani i ka bërë Thauvin.
? Anche secondo @telefoot_TF1 il #Milan ha messo sul piatto un quadriennale da 3 milioni di euro a stagione per #Thauvin @cmdotcom
— Daniele Longo (@86_longo) November 23, 2020
Lojtari ka në tavolinë një marrëveshje 4-vjeçare, prej të cilës përfiton 3 milion euro në sezon. Sulmuesi duhet të mendohet dhe me marrë një vendim. Milani është në pritje. /abcnews.al