Kontratat e pesë lojtarëve të Juventusit që skadojnë në vitin 2023

schedule16:33 - 23 Shtator, 2022

schedule 16:33 - 23 Shtator, 2022

Le të shohim situatën e secilit prej tyre dhe të vlerësojmë perspektivat në klub.

Juan Cuadrado

Shanset e kolumbianit për të qëndruar në Torino janë shumë të vogla, sepse drejtuesve nuk i pëlqeu mënyra sesi Cuadrado refuzoi një zgjatje afatgjatë të marrëveshjes vitin e kaluar.

Adrien Rabiot

Juventus u përpoq ta shiste francezin këtë verë, por asgjë nuk doli. Kështu, ka shumë të ngjarë që Rabiot të largohet falas nga klubi. Negociatat për zgjatjen e marrëveshjes praktikisht nuk diskutohen, paga prej 7 milionë eurosh e lojtarit është fryrë shumë, shkruan abcnews.al.

Aleks Sandro

Braziliani humbi vendin e tij dhe këtë ja rrëmbeu Mattia De Sciglio. As rikthimi në formacionin 3-5-3 nuk e ndihmoi të rikthehej në fushë. KLubi nuk po mendon të vazhdojë kontratën.

Karlo Pinsoglio

Roli i tij kryesor është si motivues në dhomat e zhveshjes. Është shumë e vështirë të gjesh një futbollist më të përkushtuar ndaj klubit: Carlo adhurohet nga tifozët dhe shokët e skuadrës, ai mund të qëndrojë te Juventus edhe për një sezon tjetër.

Angel Di Maria

Situata e argjentinasit mbetet e hapur. Palët do të vendosin gjatë sezonit nëse Di Maria do të qëndrojë edhe një vit në klub apo rrugëtimi i tij europian do të përfundojë këtë verë. Deri më sot, nuk ka siguri. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!