Weston McKennie, mesfushori amerikan i Juventus, ka edhe një vit kontratë me klubin bardhezi dhe për këtë gjë ka folur për të ardhmen e tij.
“Ka mbetur edhe një vit në kontratën time, por diskutimi i rinovimit është në rendin e ditës dhe agjentët e mi po flasin për këtë.
Shpresoj të qëndroj sepse dua të mbetem pjesë e këtij klubi dhe të rikthehemi në Champions League si protagonist, ashtu siç na tregon historia e Juventusi”, është shprehur ai./h.ll/abcnews.al