Kontrata e re, klauzolë dhe rritje rroge për yllin e Fiorentinës

schedule13:15 - 28 Nëntor, 2019

schedule 13:15 - 28 Nëntor, 2019

Fiorentina po tenton të rinovojë me Federico Chiesa, teksa objektivi kryesor është vendosja e një klauzole të shtrenjtë. Një ndër talentet më të mëdhenj të futbollit italian ka oferta të shumta nga klube të mëdha, por italianët po bën maksimumin për të zgjatur bashkëpunimin me të.

Gazzetta dello Sport publikon shifrat e kontratës së re që ka përgatitur klubi nga Firence. Kontrata aktuale e Chiesës përfundon në vitin 2022. Fiorentina i ofron rinovim me një tjetër vit, pra deri në 2023, teksa rroga e 22-vjeçarit do të shkojë në 4 milionë euro në sezon.

Jo vetëm kaq pasi kontrata e rë përcakton edhe klauzolën e shitjes në të ardhmen. Ajo do të sillet rreth shumës 80-100 milionë euro. Këto ditë pritet takimi i presidenti Commisso me Enrico Chiesën, babanë-agjent të lojtarit ofensiv dhe gjithë tifozët e Fiorentinës shpresojnë që akordi i ri të arrihet sa më shpejt. /abcnews.al