Një tjetër Seedorf në futboll. Clarence, ish-lojtar i Ajax, Real Madrid, Inter dhe Milan, fitues i Champions League me tre klube të ndryshme, padyshim ka qenë një nga më të mirët në botë në periudhën kur ka luajtur. Tashmë është radha e Cain, nipit të tij, për të treguar se sa vlen.
I lindur në vitin 2000, ai luan si sulmues dhe për një vit ka qenë pjesë e Ajax me moshat. Katër vite të tjera i ka kaluar në akademinë e Heerenven dhe vjet iu bashkua skuadrës së ADO Den Haag dhe u aktivizua me ekipin e dytë, duke shënuar 3 gola në 16 ndeshje. Klubi holandez i ka ofruar një kontratë si profesionist dhe tani mund të luajë në elitën e futbollit holandez.
✍️ Cain Seedorf (20) tekent zijn eerste contract.
? "Ik hou van acties maken en verzorgd voetbal"
— ADO Den Haag (@ADODenHaag) May 19, 2020
“Jam shumë i lumtur, kam punuar gjatë për të arritur këtë gjë. Është një moment i mrekullueshëm për mua. Unë kam një stil shumë personal përsa i përket mënyrës së lojës. Po mundohem të përmirësohem në aspektin sulmues dhe më pëlqen shumë të luaj vertikalisht”, ka thënë mes të tjerash Cain Seedorf, pas firmosje së kontratës. /abcnews.al