Kontrata e Camarda në “udhëkryq”, talenti i sulmit i kërkon “Djajve” më shumë para

schedule23:50 - 20 Prill, 2024

schedule 23:50 - 20 Prill, 2024

Që nga 10 marsi kur mbushi 16 vjeç, supertalenti italian i sulmit, Francesco Camardaka të drejtë të nënshkruajë kontratën e tij të parë si profesionist, por me vetëm tri vite afat siç i takon çdo minoreni, me “Djajtë” e Milan, të cilët dërishojnë që akordi të arrihet në fund të sezoni që të jetë në fuqi deri në vitin 2027 pasi nëse e firmos tani atëherë edhe sezoni aktual do të përfshihej në kontratë, çka do të pakësonte me një vit bashkëpunimin mes palëve.

Klubi, ku djaloshi u rrit, është gati t’i garantojë 1.5 milionë euro për firmën, ndërkohë që menaxherët e Camarda kanë një tjetër ide, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, kërkesa e 16-vjeçarit është për dy milionë në sezon për tri vitet e ardhshme, diçka që në “Casa Milan” nuk shihet me sy fort të mirë.

Sidoqoftë, klubi nuk ka marrë ende pozicionin përfundimtar dhe po mendon, ndërkohë që për “diamantin” e reparit ofensiv janë gati të bëjnë çmenduri skuadra si Manchester City apo Borussia Dortmund, klube të cilat duket se janë të disponueshme për ta kënaqur ekonomikisht, pavarësisht se sulmuesi në rrethin e tij ka shprehur dëshirën për të qëndruar te “Djajtë”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!