Ish-ylli i Ajax, Quincy Promes, është dënuar zyrtarisht me 6 vjet burgi për përfshirjen e tij në kontrabandën e mbi 1350 kilogramëve kokainë.
Promes u akuzua majin e kaluar për përfshiren e tij të dyshuar në kontrabandën e 1370 kilogramëve kokainë. Dy ngarkesa prej 650 kg dhe 713 kg u kapën në Antwerp në janarin e vitit 2020.
Tashmë, Prokuroria Publike ka shpallur fajtorë lojtarin holandez dhe një të dyshuar tjetër 32-vjeçar për import, eksport, transport dhe posedim të drogës. Dyshohet se kokaina ishte fshehur në një ngarkesë me kripë deti nga Brazili, nga ku droga u transportua në dy kontejnerë në Antwerp.
Raportime të mëtejshme tregojnë se ish-lojtari i Ajax ndihet se është i paprekshëm, duke pasur parasysh faktin se ai shmangu pjesëmarrjen në datat e gjyqit. Sipas “NL Times”, prokurorët thanë: “Ai duket se mendon se është i paprekshëm në Rusi ose jashtë saj.”/ h.ll/abcnews.al
BREAKING ?
The former Ajax and Netherlands star is sentenced to SIX YEARS in prison for ‘organising the importing 1,370kg of cocaine’.
But star ‘thinks he is untouchable’ while playing in Russia, having also stabbed his own cousin.
FULL STORY ? https://t.co/PP65DAz6Ck pic.twitter.com/QmCq0AkGWK
— Mail Sport (@MailSport) February 14, 2024