Kontrabandë bizhuterish nga Franca në Shqipëri/ SPAK jep pretencën për grupin kriminal, ja sa vite burg kërkon

schedule11:03 - 5 Nëntor, 2024

schedule 11:03 - 5 Nëntor, 2024

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën per 10 persona te akuzuar si pjese e nje grupi kriminal që ushtornin aktivitet mes Frances dhe Shqiperise pasi akuzohen për kontrabandë mallrash, mos deklarim të ardhurash dhe pastrim parash.

SPAK kërkoi 12 vite heqje lirie për Sokol Idrizajn, po aq për bashkëshorten e tij Elda Idrizaj, 10 për Egi Idrizaj dhe 6 vite për vajzën tjetër të çiftit Bora Idrizaj. Nëse kjo pretencë miratohet nga gjykata, të pandehurit do të përfitojne ulje te denimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Nga 12 vite burg kërkoi organi akuzës për Agustin Mesulin dhe Altin Dodën, 10 për Florian Baku dhe nga 6 vite për Vangjush Kasharrën e Tomorr Barutin. Këta persona, ne bashkepunim me njeri-tjetrin dyshohet se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë nga shteti  francez drejt Shqipërisë, ku me pas jane shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes disa argjendarive.

Verifikimet e SPAK treguan se këto grupe që funksiononin që para vitit 2019, kanë kaluar drejt Francës ne shume se 700 mije euro për blerje të sendeve, shifër kjo që i përket vetëm transaksioneve bankare, ndërsa shumat në kesh të cilat janë transportuar nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të paligjshme, kapin vlerën e rreth 2 milione eurove./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!