Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kontakte me të infektuarit, konfirmohen raste të reja me Covid në Përmet dhe në Gjirokastër

schedule11:20 - 5 Korrik, 2020

schedule 11:20 - 5 Korrik, 2020

Ditët  e fundit në vendin tonë janë rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjirokastër nga 10 tamponë të marrë janë konfirmuar pozitiv 2 qytetarë. Burime për Abc News bëjnë me dije se një nga rastet e reja të konfirmuar me Covid 19, një 22 vjeçar, i cili dyshohet se është infektuar në Tiranë.

Gjithashtu dy raste të reja janë konfirmuar dhe në Përmet, ku mes të infektuarve është gruaja e biznesmenit që është konfirmuar para dy ditësh me Covid.



Ndërkohë deri më tani numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 2 893 persona, mes të cilëve 76 kanë humbur jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!