Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kontakt me një të infektuar me COVID-19, ministri maqedonas në vetëizolim

schedule14:16 - 30 Tetor, 2020

schedule 14:16 - 30 Tetor, 2020

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor nw Maqedoninw e Veriut, Naser Nuredini,  është shprehur se është në vetëizolim pasi ka pasur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Nuredini përmes një postimi në rrjetin social Facebook bën me dije se për shkak të kontaktit që ai ka pas me të infektuarit me Covid do të qëndrojë në karantinë.

Dua të ju informoj të gjithëve që jam në vetë izolim nga dita e djeshme. Unë u informova se një person me të cilin kam pasur takim pune të martën ka rezultuar pozitiv për COVID 19, dhe megjithëse protokolli i distancës është respektuar, unë kam qenë i ekspozuar potencialisht ndaj virusit. Kam bërë testim dje në mëngjes dhe për të mos rrezikuar mirëqenien e të tjerëve kam qëndruar në shtëpi që nga ajo kohë. Rezultati i testit tim është negativ, por në përputhje me rekomandimin që kam marrë nga epidemiologët, unë do të qëndroj në vetë izolim në ditët në vijim dhe do të punoj nga shtëpia. Unë ju uroj të gjithëve shëndet të mirë dhe sinqerisht kërkoj që të gjithë të kujdeseni për veten dhe të tjerët përreth jush!”, shkruan Nuredini./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!