Konsumon 4000 kalori çdo ditë, Mark Zuckerberg zbulon ushqimet e preferuara

schedule09:42 - 4 Gusht, 2023

schedule 09:42 - 4 Gusht, 2023

Mark Zuckerberg është një adhurues i burgerëve dhe ushqimit të shpejtë. Drejtori i Përgjithshëm i Meta-s ka zbuluar se konsumon 4000 kalori në ditë… “junk food” në përpjekje për të kompensuar aktivitetin e tij si pjesë e programit të tij të ri të fitnesit. Titani 39-vjeçar i teknologjisë, përmes Threads, aplikacioni i ri i Instagram-it, bndau listën e menusë së tij të preferuar, nga një fast food i famshëm.

“20 kofsha pule, patate të skuqura të mëdha, akullore Oreo, byrek me mollë dhe ndoshta disa cheeseburger për më vonë”, ka shkruar ai, duke iu përgjigjur një postimi të lidhur nga një zinxhir i madh i ushqimit të shpejtë.

Në një koment vijues, themeluesi i Facebook u përgjigj:

“Nuk po reduktoj peshën që ngre, kështu që kam nevojë për 4000 kalori. Dhe sigurisht që është shumë e shijshme”. Biznesmeni së fundmi zbuloi se stërvitet 3-4 orë në javë në Jiu-Jitsu, një art i shumëanshëm luftarak që stërvit të gjithë trupin./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!