Konsumoi 6 kg ushqim, kinezi dëbohet nga restoranti

schedule15:50 - 19 Nëntor, 2021

schedule 15:50 - 19 Nëntor, 2021

Një kinez është dëbuar dhe regjistruar në “listën e zezë” të një restoranti pasi ka ngrënë shumë. You tube-ri kinez ka denoncuar publikisht restorantin në fjalë dhe tregoi se u dëbua pasi kishte konsumuar dy vakte. Mr Kang tha se në vaktin e parë kishte konsumuar dy kilogramë këmbë derri dhe në vaktin e dytë katër kilogramë karkaleca deti.

Sipas BBC Mr. Kang e akuzon restorantin për veprime diskriminuese ndaj personave që mund të hanë shumë: Unë mund ta bëj? A mos është gabim? Nuk e kam shpërdoruar ushqimin, shtoi ai.

Pronari i restorantit nga ana e tij u shpreh se Mr Kang kishte fshehur ushqim në xhepat e xhupit. Ai tha se sa herë ai vjen në restorant, shënohet një humbje prej qindra jen. Dhe për sa i përket qumështit të sojës ai konsumon 20 deri në 30 shishe për vakt. Për këtë arsye ai këmbënguli se nuk do e lejojë më të hyjë.

Historia u bë virale në rrjetet sociale kineze duke arritur deri në 250 milion shikime. Disa sugjeruan se restoranti nuk mund të quhet më “ha sa të mundesh” nëse nuk mund t’ia lejojë vetes këtë. Ndërsa të tjerë shprehën keqardhje për pronarin e restorantit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!