Konsultimet e presidentit për datën e zgjedhjeve, Nazarko: është zakon kushtetues, asnjë mesazh për grupin e Berishës

schedule14:20 - 5 Tetor, 2022

schedule 14:20 - 5 Tetor, 2022

Duke analizuar takimet e fundit intensive të presidentit Begaj në lidhje me datën e zgjedhjeve lokale, analisti politik Mentor Nazarko nuk sheh asgjë të re, madje është thjesht një zakon kushtetues.

Duke diskutuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, analisti Nazarko u shpreh që është një ‘zakon kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale, në lidhje me këtë, ai është brenda këtij zakoni, brenda të drejtës së vet, për të komunikuar me të gjithë ata që kanë një ndikim’.

Për analistin e mirënjohur Nazarko nuk ka asgjë të re në takimin që presidenti Begaj ka kryer me deputetin Oerd Bylykbashi, i cili është dhe një kryetar i grupit parlamentar të grupimit Berisha në parlament.

Për Nazarkon, takimi me Bylykbashin nuk është njohje për grupimin e PD, ai është dhe një ekspert i pushtetit lokal dhe ‘presidenti po konsultohet me të gjiithë ata faktorë institucionalë dhe jo institucionale që kanë lidhje me zgjedhjet’.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!