Konstituohet Parlamenti i Malit të Zi, zgjidhet kryetari i ri: Zoti më ndihmoftë

schedule17:54 - 23 Shtator, 2020

schedule 17:54 - 23 Shtator, 2020

Pasditen e sotme është konstituuar parlamenti i Malit të Zi, që doli nga zgjedhjet e 30 gushtit të këtij viti. Aleksa Beçiç është kryetari i ri i parlamentit malazez.

Kreu i koalicionit “Paqja është kombi ynë” Aleksa Beçiç u zgjodh president i Parlamentit me 45 vota pro.

Betohem se do të kryej detyrën time sipas Kushtetutës dhe ligjit, me ndershmëri, me përgjegjësi dhe me ndërgjegje, kështu që Zoti më ndihmoftë” tha Beçiç pas votimit.

Para votimit, deputetët nga koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi” dhe “Bardh e Zi”, deputetë nga Partia Boshnjake dhe deputetët nga lista shqiptare deklaruan se do të mbështesnin propozimin e Beçiç./ db/Abcnews.al