Konsiderohej George Best i lojtarëve punëtor, shuhet ish-sulmuesi i Anglisë

schedule09:58 - 23 Mars, 2021

schedule 09:58 - 23 Mars, 2021

Shuhet Frank Worthington, një nga lojtarët më të mirë të Anglisë në vitet 1970. Anglezi ka humbur jetën në moshën 72-vjeçare, pas një sëmundjeje që e ka mposhtur. Gjatë karrierës 24-vjeçare ai ka qenë pjesë e Leicester, Huddersfield dhe Bolton mes të tjerash.

Worthington konsiderohej si George Best i lojtarëve punëtor, ndërkohë që ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Anglisë. Me “Tre Luanët” ai ishte aktivizuar në tetë ndeshje dhe kishte gjetur dy herë rrugën e rrjetës.

Worthington e ka humbur jetën në spital, ku ishte nën vëzhgimin e mjekëve pas probleme shëndetësore që kishte pasur kohët e fundit. Familja e tij shkruan: “Me trishtim të madh njoftojmë vdekjen e legjendës së futbollit, Frank Worthington. Ai vdiq paqësisht në spital në Huddersfield pas një sëmundjeje të gjatë”.

Gruaja e Worthington, Carol, shton: “Frank u dha kaq shumë gëzim njerëzve gjatë karrierës së tij dhe në jetën private. Ai do të jetë një humbje e madhe për këdo që e deshi atë aq shumë”. Worthington shënoi 266 gola në 882 ndeshje në kampionat.

Frank ishte një nga lojtarët më të preferuar të tifozëve edhe për shkak të stilit të veshjes dhe jetës që bënte. Në karrierën e tij ai luajti edhe në Suedi, SHBA dhe Afrikën e Jugut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!