Konkurset publike në burgje, VOA: Fushatë punësimi për zyrtarët e PS

schedule19:53 - 14 Janar, 2019

schedule 19:53 - 14 Janar, 2019

Hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-drejtorin e Burgjeve, Arben Çuko ekspozojnë farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga. Në këtë përfundim ka arritur Zëri i Amerikës pasi ka siguruar tekstet e përgjimeve të telefonit të ish drejtorit të burgjeve. Të dhënat e siguruara nga Zëri i Amerikës përmes një duzine përgjimesh dhe mesazhesh të shkëmbyera tregojnë se telefonata të ngjashme mbi punësimet apo transferimet e punonjësve në sistemin e burgjeve ishin pjesë e rutinës së përditshme të punës së ish-drejtorit Arben Çuko. Zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe të zgjedhur vendorë janë përgjuar ndërsa shkëmbenin trafik influence dhe kërkonin favore për punësime apo transferime nisur nga lidhjet partiake apo personale, dhe jo mbi bazën e meritës.

Sipas Zërit të Ametrikës Prokuroria e Krimeve të Rënda konfirmoi se procedurat e punësimeve në Burgje janë në proces hetimi.

Drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga pranoi bisedën telefonike gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, ndërsa shpjegoi se kishte ndërmjetësuar për rastin pas një kërkese për ndihmë nga motrat e Nënë Terezës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!