Konkurrenca pezullon vendimin e Urdhrit të Stomatologut

schedule17:15 - 28 Janar, 2019

schedule 17:15 - 28 Janar, 2019

Autoriteti i Konkurrencës kërkon pezullimin e menjëhershëm të listës së çmimeve dysheme, për shërbimet dentare, vendosur nga Urdhri i Stomatologut në mbyllje të vitit të shkuar.

Ky autoritet argumenton se vendimi bie në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e konkurrencës. Pezullimi i këtij vendimi është një masë e përkohshme, deri në përfundim të procedurës hetimore.

Individët që nuk zbatojnë këtë vendim me dashje ose nga pakujdesia, Autoriteti i Konkurrencës thotë se do të gjobiten deri në 5 milionë Lekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!