Dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam pas ndalesës në Beograd dhe Luginën e Preshëvës ishin sot në Prishtinë.
Ata u takuan me ushtruesen e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Në njoftimin e presidencës dhe kryeministrisë thuhet se me kongresmanet u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në NATO, cështje të sigurisë rajonale dhe të drejtat e pakicave.
Pas vizitës në Luginën e Preshëves kongresmeni republikan keith Self deklaroi se trajtimi i shqiptarëve në Serbi është problematik ndërsa ata u shfaqën të intersuar të shihnin nga afër edhe si respektoheshin të drejtat e serbëve në Kosovë.


