Duke i dhënë fund mundësisë për mbyllje qeveritare në Shtetet e Bashkuara, deri në kohën e festave, Kongresi e ka dhënë miratimin final për një paketë financimi për agjencitë federale. Ligjvënësit e kanë shtyrë për vitin tjetër debatin për buxhetin federal.
Senati është takuar në mbrëmjen e së mërkurës për ta miratuar projektligjin dhe për ta dërguar për nënshkrim te presidenti amerikan, Joe Biden, një ditë pas miratimit të dhënë edhe nga Dhoma e Përfaqësuesve.
“Këtë vit nuk do të ketë mbyllje qeveritare”, ka thënë lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumer, në një konferencë për media, pas miratimit.