Kongresi Amerikan ka miratuar një paketë prej 900 miliardë dollarë, sikurse ishte parashikuar të ndihmës pandemike ër të ndihmuar ekonominë e goditur nga kriza e pandemisë.
Senatorët miratuan projekt-ligjin të hënën vonë, disa orë pasi ai u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve.
Ndihma përfshin pagesa direkte për shumë amerikanë dhe mbështetje për bizneset dhe programet e papunësisë. Presidenti Donald Trump pritet të nënshkruajë paketën shumë shpejt.
Nga ana tjetër, presidenti i zgjedhur Joe Biden mirëpriti paketën e ndihmës por tha se Kongresi duhej të fillonte punën për të mbështetur planin e tij të ndihmës Covid-19 në vitin e ri. /abcnews.al