Një 28 vjeçar është arrestuar pas një konflikti me tre persona në një lokal në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”. I riu ishte në gjendje të dehur kur është konfliktuar me tre vëllezërit për motive të dobëta.
Pas sherrit, ai ka thyer edhe xhamin e derës së lokalit ku ndodhi ngjarja. Gjithashtu, policia njofton se nën hetim janë vënë edhe tre shtetasit e tjerë që u konfliktuan me 28 vjeçarin./abcnews.al