Dy të rinj në Tiranë janë konfliktuar me sende të forta e për pasojë ka mbetur i lënduar një prej tyre.
Mësohet se incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në bulevardin “Bajram Curri”. 21-vjeçari me iniciale H. H. ka lënduar një tjetër të ri 23-vjeçar i cili nuk është identifikuar ende.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. sb/abcnews.al/