Konfliktohen komisionerët, Celibashi: Ndërpritet procesi i votimit në Lekbibaj, po marrim masat

schedule11:07 - 25 Prill, 2021

schedule 11:07 - 25 Prill, 2021

Kryetari i KQZ në një dalje për mediat ka bërë me dije se në të gjithë vendin procesi i votimit vijon lehtësit, përveç në Lekbibaj.

Celibashi ka bërë me dije se ndërprerja e votimit në këtë qendër ka ndodhur pasi janë konfliktuar komisionerët me njëri tjetrin.

Gjithashtu ai ka bërë thirrje drejtuesve politik që të japin kontributin e tyre në ruajtjen e qetësisë dhe në integritetin e procesit zgjedhor.

“Procesi i votimit ka filluar në të gjithë qendrat e votimit, në momentin që flasim ka një ndërprerje në Lekbibaj për shkak të një konflikti mes komisionerëve dhe do të marrim masa për zgjedhjen e kësaj situate. U kërkoj drejtuesve politik që të angazhohen dhe të punojnë për integritetin e procesit, pasi çdo lloj rezultati i arritur jashtë standartëve nuk ka asnjë vlerë. Duhet që të krijojmë një atmosferë pune, dhe pas orës 19:00 të presim për rezultatin”, ka thënë Celibashi.

Gjithashtu ai ka komentuar dhe përdorimin e simboleve politike në ditën e zgjedhjeve ku ka theksuar se dy gishtat apo numri 12 në kapele, nuk janë thyerje e heshtjes zgjedhore.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!