Një konflikt për motive të dobëta i ka kushtuar jetën një 64 vjeçari në Peqin. Shyqeri Hema ka humbur jetën pas një konflikti me Sefedin Çelmeta, 51 vjeç.
Hema ka ndërruar jetën në spitalin e Elbasanit ku u dërgua për mjekim më të specializuar. Gjithashtu i plagosur ka mbetur edhe 51 vjeçari Çelmeta, i cili është arrestuar nga policia, si autor i dyshuar.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Përparim.
Peqin/Informacion
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin:
S.Ç., 51 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.09.2020, rreth orës 23:30 , në fshatin Lolaj, Peqin, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta shtetasi S.Ç ka goditur me mjet të fortë ( gurë), shtetasin Sh.H., 64 vjeç, banues në fshatin Lolaj, Peqin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Elbasanit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Vrasje me dashje”.