Konflikti Turqi-Greqi fut në “sherr” gjermanët, kreu i PPE kundër Berlinit zyrtar: Sanksione Ankarasë

schedule22:16 - 4 Shtator, 2020

schedule 22:16 - 4 Shtator, 2020

Konflikti mes Turqisë dhe Greqisë ka futur në “sherr” gjermanët. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Parlamentin Evropian, Manfred Weber nga Gjermania është në anën e Greqisë për krizën në Mesdheun Lindor.

Duhet të bëhet e qartë se Evropa dhe Gjermania janë në anën e Greqisë dhe flasin për sanksione ekonomike, pezullimin e marrëveshjes doganore me Ankaranë dhe shumë më tepër në mënyrë që të reagojnë ndaj sulmeve të Erdogan” i tha ai Spiegel.

Në të njëjtën kohë ai kritikoi ministrin e Jashtëm gjerman Haiko Maas. “Fakti që Ministri i Jashtëm Haiko Maas udhëton në Athinë si ndërmjetësues është i papranueshëm për mua. Këtu kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje midis një Shteti Anëtar të Bashkimit Evropian dhe një vendi të tretë, i cili gjithashtu vepron si agresor. Duhet të bëhet e qartë se Evropa dhe Gjermania janë në anën e Greqisë.

Ministri i Jashtëm duhet të ketë kujdes që të mos shantazhohet nga frika e një krize të re refugjatësh. Në vend të kësaj, ne duhet të flasim për sanksione ekonomike, pezullimin e marrëveshjes doganore me Ankaranë dhe shumë më tepër, në mënyrë që të reagojmë ndaj sulmeve të Erdogan”, tha Weber. d.b/abcnews.al