Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konflikti shtrenjton naftën/ Një fuçi 86 dollarë, çmimi më i lartë në bursa në një muaj

schedule14:03 - 14 Korrik, 2026

schedule 14:03 - 14 Korrik, 2026

Çmimet e naftës në bursa  janë rritur në nivelin më të lartë në një muaj pas shtimit të sulmeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të cilat vazhduan për të tretën ditë radhazi, duke zbehur shpresat për një kthim në normalitet në Ngushticën e Hormuzit.

Në tregjet ndërkombëtare  ari i zi u rritën me gati 3% ndërsa Kontratat e ardhshme të naftës së papërpunuar Brent  arritën në mbi 86 dollarë për fuçi .

Çmimet e naftës rezultuan në nivelin e tyre më të lartë që kur të dy vendet nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për t’i dhënë fund luftës më 17 qershor.



Po ashtu edhe në Shqipëri është regjistruar një rritje e çmimit të karburanteve.Nafta po tregtohet  në tregun me pakicë me 185 lekë ose 9 lekë më tepër që prej vendimit të fundit që u mor nga bordi I transparencës para se të vendosej shfuqizimi i tij.

Edhe Benizna është shtrenjtuar  dhe po shitet me 182 lekë nga 166 që ishte një muaj më parë duke pësuar një rritje me 16 lekë për litër.

Rritja e naftës në bursa erdhi pasi Ushtria amerikane kreu  sulme të reja kundër Iranit, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump rivendosi bllokadën e anijeve iraniane dhe propozoi vendosjen e një tarife prej 20% për të ruajtur Ngushticën e Hormuzit.

Ndërsa një mbyllje e plotë nuk ka ndodhur ende, tensioned midis palëve e kanë bërë pamjen e furnizimit shumë të pasigurt thonë analistët .

Po ashtu pasiguri kanë shtuar edhe  zhvillimet nga lëvizja Huthi e Jemenit  e cila qëlloi me raketa Arabinë Saudite duke shënjestruar produktet e papërpunuara të naftës në Detin e Kuq, duke ndikuar direkt në flukset e naftës së papërpunuar nga rajoni./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!