Një konflikt i nisur më parë sot përfundoi me të shtëna me armë zjarri në Bulqizë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 në një segment të rrugës së Arbrit. Autori është identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Por si ndodhi ngjarja?
Autori me inicialet B. Z. duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin dy persona, E. T. dhe Sh. T. (kushërinj) dhe ka qëlluar me armë zjarri drejt tyre.
Nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar. Paraprakisht, policia thotë se dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte të tyre të mëparshme. Autori ka braktisur makinën dhe është arratisur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ db/Abcnews.al