Konflikti për shkollën e Grizës, bashkia: Godina ka çarje të thella

schedule15:48 - 8 Shtator, 2021

schedule 15:48 - 8 Shtator, 2021

Konflikti mes prindërve dhe nxënësve të fshatit Grizë dhe Bashkisë së Patosit ka vazhduar edhe sot. Edhe pse bashkia ju vuri në dispozicion autobusë për të ndjekur mësimin në Patos nxënësit refuzuan.

Shkolla e fshatit është mbyllur, pasi është amortizuar ndaj dhe është vendosur transferimi i nxënësve.

Nuk i heqim fëmijët nga shkolla”, ka thënë një prind.

S’jam dakord. Kryetarja s’do t’ja dijë për popullin turp të ketë. Për çfarë i paguajmë taksat”.

Për një plasaritje të rrinë fëmijët rrugëve. Jam në punë nuk e ndjek dot në Patos këtu rri 4 orë dhe fëmija vjen në shtëpi. Të vijë Rajmonda të na sqarojë këtu, pse u kujtuan në momentet e fundit”, shprehen ndër të tjera prindërit.

Kryebashkiakia Rajmonda Balili ju dha këtë sqarim.

Në muajin gusht u konstatuan hapje të mureve jo krisje. Komisioni me inxhinierë konstatoi çarje të thella, jo sipërfaqësore dhe nuk bëhet dot një mirëmbajtje sipërfaqësore. Pezulluam mësimin provizorisht, presim Institutin e Ndërtimit të vendosë për godinën. Specialistët e mi kanë shkuar sot tek Instituti i ndërtimit”, ka thënë ajo.

Kjo është dita e dytë që nxënësit dhe prindërit protestojnë po do të jetë përgjigjja e Instituti Kombëtar të Ndërtimit që do ti japë fund debatit nëse 60 nxënësit dhe fëmijët e kopshtit të Grizës do të vazhdojnë apo jo mësimin në shkollën e fshatit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!