Konflikte pronësie, ky është shkaku që raportojnë mediat italiane për vrasjen e Vladimir Topjanës, 43 vjeçarit Shqiptar që u vra mbrëmjen e të dielës nga një bashkkombas I tij në Fontanafredda pranë qytetit Udine.
Mediat në vendin fqinjë raportojnë se konflikti I pronësisë lidhej me disa prona në Shqipëri.
Policia Italiane ka arrestuar autorin e krimit, 34 vjeçarin Shqiptar Rogert Shota nga Fushëkruja si dhe babain e tij Pren Shota I cili shoqëronte të brining në momentin e krimit.
Sipas informacioneve, 43-vjeçari kishte dalë me djalin 17-vjeçar për të parë ndeshjen Roma-Juventus dhe teksa po fliste me një të afërm në parkingun e makinave mbërriti një makinë e bardhë.
Ata nisën të debatonin me 43-vjeçarin kur papritur një prej tyre doli nga makina nxori një armë dhe qëlloi në kokë Vladimir Topjanën.
Autori tentoi të arratisej me automjet, por u kap më vonë nga policia. Brenda mjetit është gjetur një armë Beretta 7.65, e cila ishte vjedhur gushtin e kaluar në Ravena.
Disa ditë para se të ndodhte ngjarja, Vladimir Topjana kishte qenë në Fushë Arrëz, dhe më pas ka udhëtuar drejt Italisë, atje ku edhe punonte. /abcnews.al