Konflikti për pronën, autori vret një çift bashkëshortësh dhe më pas vetëvritet

schedule11:55 - 6 Qershor, 2021

schedule 11:55 - 6 Qershor, 2021

Një çift bashkëshortësh është vrarë ditën e sotme me armë zjarri në Korfuz. Mediat greke bëjnë me dije se krimi i dyfishtë ndodhi paraditen e të dielës pranë një hoteli në zonën e Dasias.

Viktimat janë një çift që ishin vendosur për të jetuar në zonë.  Burri ishte një shtetas grek ndërsa gruaja e tij ishte me origjinë nga Franca.

Autori dyshohet se u kishte bërë pritë atyre pas konflikteve për pronën dhe më pas ka qëlluar dhe veten. Ai u gjet i vetëvrarë në banesën e tij /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!