Konflikti për detin, NATO: S’ka marrëveshje greko-turke, por bisedimet teknike filluan

schedule15:10 - 4 Shtator, 2020

schedule 15:10 - 4 Shtator, 2020

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg u shpreh sot se nuk ka asnjë marrëveshjes mes Turqisë dhe Greqisë, por vetëm diskutime. “Nuk ka një marrëveshje, vetëm diskutime” tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s sqaroi se qëllimi i bisedimeve është krijimi i mekanizmave për parandalimin e përshkallëzimit ushtarak, si dhe uljen e rreziqeve për incidente në Mesdheun Lindor.

Asnjë marrëveshje nuk është arritur ende mbi këtë mekanizëm” tha ai, duke shtuar se bisedimet janë teknike. “Këto janë diskutime teknike. Prandaj ato kanë për qëllim të plotësojnë, jo të zëvendësojnë, përpjekjet e ndërmjetësimit politik të Gjermanisë për të parandaluar konfliktin”.

Me kaq shumë anije në Mesdheun Lindor, ne besojmë se ka nevojë për diskutime teknike se si të zhvillohen mekanizma të zgjeruar të parandalimit të konfliktit. Ende nuk ka marrëveshje, por diskutimet kanë filluar” nënvizoi ai. d.b/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!