Konflikti në Sudan/ OKB-ja denoncon shkeljet e marrëveshjes për mbrojtjen e civilëve  

schedule09:22 - 19 Maj, 2023

schedule 09:22 - 19 Maj, 2023

Palët ndërluftuese të Sudanit kanë dështuar në marrëveshjet e tyre për të lejuar shpërndarjen e ndihmave humanitare, tha shefi i OKB-së për Humanitare, Martin Griffiths.

Gjatë një interviste me AFP në Gjenevë, Griffiths shprehu kënaqësinë për marrëveshjen e nënshkruar më 12 maj nga përfaqësuesit e gjeneralëve rivalë në Arabinë Saudite, e cila parashikonte krijimin e korridoreve humanitare, nga njëra anë, për evakuimin e civilëve dhe nga ana tjetër shpërndarja e ndihmave humanitare.

Që kur shpërtheu lufta në vendin e varfër afrikan më 15 prill midis forcave të armatosura nën gjeneralin Abdel Fattah al-Burhan dhe paraushtarakëve të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë të gjeneralit Mohamed Hamdan Daglo (RSF), të paktën 1,000 njerëz janë vrarë, 840,000 janë zhvendosur.

OKB-ja vlerësoi ditën e djeshme se “25 milionë njerëz, më shumë se gjysma e popullsisë” të Sudanit kanë nevojë për ndihmë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!