Konflikti në Nagorno-Karabkh/ Përfundojnë bisedimet Armeni-Azerbajxhan, nuk arrihet asnjë marrëveshje  

schedule14:53 - 21 Shtator, 2023

schedule 14:53 - 21 Shtator, 2023

Bisedimet e para midis Azerbajxhanit dhe armenëve nga Nagorno-Karabakh për çështjen e ribashkimit të rajonit separatist përfunduan në qytetin e Azerbajxhanit Yevlakh pas rreth dy orësh bisedime.

Asnjë marrëveshje përfundimtare nuk u arrit midis armenëve të Nagorno-Karabakut dhe Azerbajxhanit në bisedimet në qytetin Yevlakh, njoftoi agjencia ruse e lajmeve RIA, duke cituar përfaqësuesin armen.

Sipas RIA, përfaqësuesi i Azerbajxhanit deklaroi se është e vështirë të pritet që të gjitha problemet midis Azerbajxhanit dhe armenëve të Karabakut mund të zgjidhen në një takim.

Udhëheqja armene e Nagorno-Karabakh ka rënë dakord për një armëpushim me Azerbajxhanin, por detajet, duke përfshirë dorëzimin e armëve, janë ende duke u përpunuar.

David Babayan, këshilltar i Samvel Sahramanyan, presidenti i “Republikës së Artsakhut” (Nagorno Karabakh), tha për  Reuters se armenët në Nagorno-Karabakh ndjeheshin të braktisur nga Rusia, Perëndimi dhe Armenia.

/abcnews.al