Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konflikti në Nagorno-Karabakh, kryeministri armen: Rruga drejt paqes nuk është e lehtë

schedule12:35 - 21 Shtator, 2023

schedule 12:35 - 21 Shtator, 2023

Kryeministri armen Nikol Pashinyan  i bëri thirrje sot vendit të tij që të ndjekë “rrugën” e paqes, edhe nëse është e vështirë, ndërsa opozita akuzon se ka lënë Azerbajxhanin të rimarrë ushtarakisht rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakh, ku jetojnë kryesisht armenë.

“Ne duhet të vlerësojmë paqen dhe nuk duhet të ngatërrojmë paqen dhe armëpushimin. Paqja është një mjedis pa konflikte ndërshtetërore dhe ndëretnike. Kjo rrugë nuk është e lehtë, por ne duhet ta ndjekin atë”, tha ai në një fjalim drejtuar kombit me rastin e kremtimit të pavarësisë armene.

Pashinyan nuk bëri asnjë referencë të drejtpërdrejtë në fjalimin e tij për Nagorno-Karabakun, rimarrja e të cilit nga azerët ka nxitur thirrje për dorëheqjen e tij./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!