Konflikti në Nagorno-Karabakh, Erdogan takohet me presidentin e Azerbajxhanit

schedule08:47 - 25 Shtator, 2023

schedule 08:47 - 25 Shtator, 2023

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet sot me aleatin e tij Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ndërsa mijëra armenë po largohen nga Nagorno-Karabaku pas fitores së Azerbajxhanit ndaj militantëve në rajon javën e kaluar.

Erdogan do të bëjë një vizitë njëditore në enklavën e Nakhiçevanit, një brez i territorit azerbajxhanas që ndodhet midis Armenisë, Iranit dhe Turqisë, ndërsa me Aliyev do të diskutojë situatën në rajonin e Karabakut, siç njoftoi zyra e presidentit turk.

/abcnews.al