Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të takohet sot me aleatin e tij Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ndërsa mijëra armenë po largohen nga Nagorno-Karabaku pas fitores së Azerbajxhanit ndaj militantëve në rajon javën e kaluar.
Erdogan do të bëjë një vizitë njëditore në enklavën e Nakhiçevanit, një brez i territorit azerbajxhanas që ndodhet midis Armenisë, Iranit dhe Turqisë, ndërsa me Aliyev do të diskutojë situatën në rajonin e Karabakut, siç njoftoi zyra e presidentit turk.
/abcnews.al