Një mbledhje urgjente po mbahet në Shtëpinë e Bardhë, nën drejtimin e presidentit Trump, raportojnë mediat ndërkombëtare. Takimi ka qëllim vendosjen e hapave të mëtejshëm të SHBA në Lindjen e Mesme.
Sipas mediave amerikane, mundësitë që SHBA të përfshihen në konflikt pas qëndrimeve të fundit të Trump, janë më të lartë.
Ndërkohë Ushtria amerikane po vendos më shumë avionë luftarakë në Lindjen e Mesme , duke rritur fuqinë ushtarake të saj në rajon mes konfliktit të vazhdueshëm midis Izraelit dhe Iranit, thanë tre zyrtarë amerikanë për reuters.