Konflikti në Lindjen e Mesme/ Këshilli i Sigurimit mblidhet me kërkesë të Teheranit

schedule07:10 - 28 Tetor, 2024

schedule 07:10 - 28 Tetor, 2024

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet urgjentisht këtë të hënë për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme me kërkesë të Iranit, njoftoi presidenca zvicerane e Këshillit.

Takimi po mbahet me kërkesë të Teheranit, i cili u mbështet nga Algjeria, Kina dhe Rusia, sqaroi Presidenca.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araksi i bëri thirrje më parë Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të mblidhej urgjentisht për të dënuar sulmet izraelite kundër Republikës Islamike të Iranit.

Në një letër dërguar sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe presidentit të Këshillit të Sigurimit, ministri i jashtëm i Iranit kërkoi; “një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit për të marrë një qëndrim vendimtar dhe për të dënuar këtë sulm”, shkruajnë mediat e huaja referuar deklaratës së Ministrisë së Jashtme iraniane.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!