Konflikti në Lindjen e Mesme/ Blinken bën thirrje për qetësi

schedule10:26 - 1 Gusht, 2024

schedule 10:26 - 1 Gusht, 2024

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken  u bëri thirrje sot “të gjitha palëve” në Lindjen e Mesme  që të mos përshkallëzojnë  situatën dhe të arrijnë një armëpushim në Gaza, mes frikës së rritjes së tensioneve pas vdekjes së liderit të Hamasit, i cili u vra në Teheran.

“Për sa i përket Lindjes së Mesme, rajoni aktualisht është në një rrugë drejt më shumë konflikteve, dhunës, vuajtjeve dhe pasigurisë”, tha ai.

Ashtu si në Singapor një ditë më parë, Blinken nuk komentoi vdekjen e kreut të lëvizjes islamike palestineze  dhe nuk pranoi të “spekulonte” mbi ndikimin që ky zhvillim mund të kishte në një armëpushim në Gaza, në të cilin SHBA, së bashku me Katarin dhe Egjiptin, janë përpjekur të arrijnë prej javësh.

“Është urgjente që të gjitha palët të bëjnë zgjedhjet e duhura në ditët në vijim, sepse ato zgjedhje do të bëjnë dallimin mes qëndrimit në këtë rrugë dhune, pasigurie, vuajtjeje, apo drejt diçkaje krejtësisht të ndryshme dhe shumë më të mirë për të gjitha palët e përfshira. “tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!