Elona Guri kallëzon djalin e Lefter Kokës: Vuri përgjues te zyrat e LSI dhe kërcënonte qytetarët

schedule19:40 - 24 Mars, 2021

schedule 19:40 - 24 Mars, 2021

Dega e LSI-së në Durrës akuzon djalin e deputetit Lefter Koka, Arbër Koka për presion ndaj qytetarëve që shkonin në zyrat e partisë së drejtuar nga Monika Kryemadhi. LSI akuzon policinë për fshehje të së vërtetës dhe deklaron se ka denoncuar djalin e Lefter Kokës si autor, sipas saj “të këtij skandali dhe pronarin e ambientit ku ishte strehuar serveri dhe kabujt e kamerave të përgjimit”.

“Duke marë shkas nga transformimi i ngjarjes të skandalit më të paprecedentë në procesin zgjedhor në 30 vitet e fundit, dhe keq-informimit dashakeq nga Policia e Shtetit, e cila e shtyrë dhe e ndikuar politikisht fsheh të vërtetën e hidhur po ju sqarojmë si më poshtë:

Gjetja e pajisjeve përgjuese dhe kamerave në zyrën qendrore të LSI Durrës.

Drejtuesit e LSI Durrës kanë zbuluar kamera përgjimi që monitoronin e përgjonin Zyrën e LSI Durrës.

Dyshimi lindi pasi të gjithë qytetarët e thjeshtë që shkonin në këtë zyrë kontaktoheshin, intimidoheshin dhe kërcënoheshin me vendin e punës ose presione të tjera nga Arbër Koka, djali i Lefter Kokës, apo anëtarë të shtabit elektoral të tij.

U zbuluan kamerat dhe serverat me regjistrime. U njoftuan autoritetet dhe prezente fizikisht në Komisariatin e Policisë në Durrës, drejtuesja politike e LSI Durrës dhe kandidatja e LSI për Durrësin, znj. Elona Guri denoncoi Arbër Koka, djalin e Lefter Kokës si autor të këtij skandali dhe pronarin e ambientit ku ishte strehuar serveri dhe kabujt e kamerave të përgjimit” deklaron LSI Durrës./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!