“Vetëm përmes dialogut dhe mbi bazën e ligjit ndërkombëtar” mund të zgjidhen çështjet e diskutueshme në Mesdheun Lindor, tha Kancelarja Angela Merkel gjatë një telekonference më herët gjatë ditës me Presidentin turk Tayyip Erdogan.
Sipas një zëdhënësi të qeverisë gjermane, Stephen Seibert, çështjet rajonale u diskutuan gjithashtu gjatë telekonferencës, si dhe situata nga koronavirusi.
“Kancelarja theksoi se çështjet e diskutueshme në Mesdheun lindor mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut dhe në bazë të ligjit ndërkombëtar. Për çështjen e Qipros, Merkel mirëpriti njoftimin e fillimit të bisedimeve joformale të ndërmjetësuara nga Kombet e Bashkuara” tha Seibert.
Gjermania është në krah të Greqisë. Ministri Michael Roth i kërkon Turqisë të ndalojë provokimin kundër Greqisë dhe Qipros, si dhe kërkimet në Mesdheun Lindor. “Greqia duhet ta dijë që ne jemi në anën e saj, kur Turqia kërcënon integritetin e saj dhe atë të Qipros” tha zyrtari gjerman, duke dërguar një mesazh mbështetjeje për Athinën./ db/ Abcnews.al