Konflikti me Greqinë, ish-kryeministri turk kundër Erdogan: Dështim diplomatik, vetëm Azerbajxhani na mbështet

schedule21:46 - 8 Shtator, 2020

schedule 21:46 - 8 Shtator, 2020

Ish-kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu ka kritikuar Presidentin Erdogan dhe strategjinë diplomatike që po ndjek Ankaraja në konfliktin detar me Greqinë. Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se aleati i vetëm i Turqisë në këtë betejë me Greqinë është vetëm Azerbajxhani.

Ne mbështesim qeverinë për Mesdheun lindor, për të cilin kemi të drejtë. Megjithatë, ajo që nuk duhet të harrojmë është fakti se Azerbajxhani është i vetmi vend që na mbështet, jo sepse pozicionet tona nuk janë të drejta, por për shkak të diplomacisë sonë të dobët” tha ai.db/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!